Skeletet dergjen hijeve të agonisë,
Plagët kullojnë tej kapërcyellit të mugët,
Tamthat godasin fort kohën e rrugët,
Shthurur çdo shtek djerrit të varfërisë.
Në pellg të syve s' endet pikë loti,
Çerja që zverdh përkulet nën kumë,
Hijet zatetin zgavrrat valë shkumë,
E oqeanit skam çajnë n'zaje koti.
Klithma e mbytur leht' e kip të zezën,
Drita është larg diku pas shpinës së qiellit,
Dhe zëri në përçart thërret Nënë Terezën"
"Më jep forcë o Zot, ta shtyj tutje mandatën,
plagët t'i thajmë me mrekullinë e këndellit,
të dritës Sate hedhur përmbi natën."