Letërsia Shqiptare

NËNË TEREZA
E shtune, 21-07-2007, 03:33pm (GMT)

Skeletet dergjen hijeve të agonisë,
Plagët kullojnë tej kapërcyellit të mugët,
Tamthat godasin fort kohën e rrugët,
Shthurur çdo shtek djerrit të varfërisë.

Në pellg të syve s' endet pikë loti,
Çerja që zverdh përkulet nën kumë,
Hijet zatetin zgavrrat valë shkumë,
E oqeanit skam çajnë n'zaje koti.

Klithma e mbytur leht' e kip të zezën,
Drita është larg diku pas shpinës së qiellit,
Dhe zëri në përçart thërret Nënë Terezën"

"Më jep forcë o Zot, ta shtyj  tutje mandatën,
plagët t'i thajmë me mrekullinë e këndellit,
të dritës Sate hedhur përmbi natën."



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.