Trangulli dhe Pjepri
E premte, 12-01-2007, 06:18pm (GMT)
Ia vunë trangullit bat – bat Sa me fiq, sa me domate.
“Trangull, trangull” flet gjithkush Dhe në serë, dhe në fushë...
Ky se bëri hiç të gjatë, Hop e hop e në gjykatë.
-Më çukisin me bodec, Ndaj më quajnë “Kastravec”
As dy orë nuk i mbushi Plasi tallja dhe romuzi...
-Ç’pret o mik?- gajaset pjepri- Vrap sërish bëj këmbim emri!...
|