Sipri vorrit të nj grekomanit
E shtune, 10-03-2007, 07:32pm (GMT)
Shqyptari kishte shkrue:
N’kët vòrr po kalben eshtnat t’njí qyqari, Qi turpnisht jetën e vet e ká shkue; Shqyptar, për fat t’zij edhe bír Shqyptari, Punoi për Grekët, Shqypninë me tradhtue: TRADHTUER emnohej, sa ish gjallë ky i shkretë, E tradhtuer emnin ká m’e pasë për jetë:
Greku kishte shkrue:
Këtu po kalben kocat t’nji Shqyptarit, Qi me mish e me shpirt punoi për Greqinë; Nevojë kem pasun për shërbim t’qyqarit, Me t’holla e ndera j’a paguem dhelpninë Por... bésë s’ka Greku n’at nierín qi shèt Atdhenë, kombin; dhe vllaznit e vèt...!
1902
|