Letërsia Shqiptare

Sipri vorrit të nj grekomanit
E shtune, 10-03-2007, 07:32pm (GMT)

Shqyptari kishte shkrue:

N’kët vòrr po kalben eshtnat t’njí qyqari,
Qi turpnisht jetën e vet e ká shkue;
Shqyptar, për fat t’zij edhe bír Shqyptari,
Punoi për Grekët, Shqypninë me tradhtue:
TRADHTUER emnohej, sa ish gjallë ky i shkretë,
E tradhtuer emnin ká m’e pasë për jetë:

Greku kishte shkrue:

Këtu po kalben kocat t’nji Shqyptarit,
Qi me mish e me shpirt punoi për Greqinë;
Nevojë kem pasun për shërbim t’qyqarit,
Me t’holla e ndera j’a paguem dhelpninë
Por... bésë s’ka Greku n’at nierín qi shèt
Atdhenë, kombin; dhe vllaznit e vèt...!

1902



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.