Letërsia Shqiptare

Te vorri i kajmekamit
E premte, 09-03-2007, 07:34pm (GMT)

Qante i mjeri Alushi i Hasanit

Për sipri gurit t’vorrit t’Kajmekamit;

Psé qán? – e pyeti katundari, ‘i ditë,

Qaj – thotë — se unë n’bukë t’tij jam rritë,

Or, t’marrtë dalli! – katundari i thotë,

Pse po hupë kohën tue qá ktu me lotë !

Silli tash sa t’holla sipri gurit t’Tij,

Edhe kajmekami çohet për së rij!!…

 
1902



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.