| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Filip Shiroka E diel, 11-03-2007, 10:08pm (GMT)
Ne vitin 1933, kur shkoi per here te fundit ne Atdhe, nen kujdesin e botuesit e historianit te njohur Dom Ndoc Nikaj, Filip Shiroka boton ne Tirane librin me poezi "Zani zemres", i pritur aq mire nga lexuesit shqiptare dhe intelektualet e kohes. Ndryshe prej poeteve te Rilindjes, Filip Shiroka shfaqet si nje poet lirik, romantik e here here sentimental, me ndjenja te fuqishme malli te zjarrte per Atdheun e vendlindjen e tij Shkodren, qe nuk e hoqi nga mendja e zemra prej mergimtari. Vjershat "Shko dallendyshe" dhe "Dallendyshe eja" jane krijimet me te bukura e me te njohura te letersise se Rilindjes Kombetare Shqiptare. Tema te poetit Filip Shiroka kane qene edhe ato te atdhedashurise, krenarise per te kaluaren dhe shpirtin liridashes te shqiptareve. Poezi te tilla si "Burri", "Gjergj Kastrioti", "Shypnia" benin thirrje te hapur per t'u ngritur kunder skllaverise pushtuese otomane dhe clirimin e Atdheut. Vdiq ne Liban ne vitin 1935 me mall e dashuri per atdheun, me deshiren qe te varroset ne Varrezat e Rrmajit ku kishte varrin e babes e nenes se dashtun. Filip Shiroka ishte poet me ndjenja te holla, nje krijues lirik i lindur e krejt i natyrshem, nje mjeshter i gjuhes, i shprehjeve te embla dhe te pastra si kristali, e per kete ai ze nje vend te nderuar ne historine e Letersise Shqipe. Eshtrat e Filip Shirokes, u sollen nga Libani ne Atdhe dhe u rivarrosen ne qytetin e Shkodres rreth nje cerek shekulli pas vdekjes se poetit ne nje ceremoni ku moren pjese mijra e mijra qytetare shkodrane admirues te poetit zeembel te "Dallendyshes". Kolec Traboini
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||