Letërsia Shqiptare

Si po prishet gjuha shqype?...
E enjte, 11-01-2007, 10:14pm (GMT)

Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
Njerz koktrashë, kurgja s'kanë dijtë:
..........Jan kenë t'hutuemun!...
Ata t'mjerët s'kan dijtë athera,
as buon giorno,1) as kali spera,2)
as sabah sherif teheir-ollsun!3)
Na sot jem për t'u lavdue,
dijmë me folë, me bisedue
..........nga mendja jem holluemun!
Çojmë n'dhe t'huej djalin m'u msue,
kombin tonë m'e përparue,
..........dhen tonë m'e nderuemun;
rri n'shkollë djali pesë - gjashtë vjet,
kur vjen n'Shkodër, shqyp nuk flet,
..........Shqypen ka harruemun!!!!
Kur flet shqyp, asht çud m'e ndi
Gjys-për-gjys tue e përzi
..........me fjalt t'gjuhve t'hueja!...
Thotë: me thanë la verita4)
ktu në Shkodër sot diçka
..........jan civilizuemun...
La gioventu5) ka studiue
di me folë, me ragionue6)
..........po m'vjen mirë: bravissimo!
Veramente,7) n'shkolla t'hueja
me kenë me studiue dhe grueja,
..........kish me u ndritë il popolo,8)
Se n'dhe t'huej asht rispettata,9)
grueja asht emancipata,10)
..........nuk asht schiava11) e burrave!...
Dhe kah ana e Toskenis
ku janë shkollat e Greqis,
..........çud asht me i ndigjuemun;
atje Toskat t'thotë gjithehera:
mirëmbrëma, kali mera12)
..........si ta kam, kalla mu ise?!13)
Thuej: ç'po bahet nga Greqija?
T'thotë: atje është elefterija,14)
..........bota është e gëzuarë!!!
Nga Jakova e nga Pesrendi,15)
n'Stara Serbia(?!) ku i kishteni
..........msohet n'shkolla t'serbëve,
tue folë shqyp t'thotë me pahir:
si ja brate16), nadja e mirë,
..........dobro itro, kakoti?...17)
E kshtu gjuha po shëmtohet,
dhe kshtu kombi po mjerohet
..........nga shkollat e hueja!...

1898

1) Mirëmëngjes (italisht)
2) Mirëmbrëma (greqisht)
3) Në kuptimin: Mirëmëngjes, të vaftë mbarë (arabisht)
4) E vërteta (it.)
5) Rinia (it.)
6) Në kuptimin: të arsyetojë (it.)
7) Vërtetë (it.)
8) Populli (it.)
9) E nderuar (it.)
10) E emancipuar (it.)
11) Skllave (it.)
12) Mirëmëngjes (greq.)
13) Mirë më je (greq.)
14) Liria (greq.)
15) Prizreni
16) Vëlla (serbisht)
17) Mirëmëngjes, si je (serb.)



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.