AKUARELI I DIELLIT
E merkure, 30-01-2008, 06:39pm (GMT)
Iku Tetëmbëdhjetë vjeçare E bukur S... Si hëna pesëmbëdhjetë Në fletore shkroi vjershën Për Mëngjesin në Prishtinë I pëlqyen soliterët e lartë Dhe shtëpitë plot blozë Tjegullat e çative të ulta Me myshqe të venitura Shtegu i fushës kujtonte nënën Më këmbë t'amputuar Dhe Agimin e madh pas shiut Që lëkundin pemët në zgavra Në Prishtinë.. Ajo me gishtin tregues vizatoi Në xhamat e ateles Profilin e babait plak-Metë Pastaj e fshiu me dorë Dhe dorën e puthi Kur u kthye në vendlindje Vuri pëlhurën pas një karroje me sanë Në kalldrëm... Dhe vizatoi dridhshëm një rrugicë fshati në muzg Në agimin e azhurtë Hapi dritaren Rrotulloi çuditshëm Lindjen e Diellit Hijet në vetminë e rrugës Dallëndyshet Një pikë vesë Në mbremjën e majit Ngriti penelin Dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës Pikturoi rrugën Me baltë të Strellcit Durakun plak Kopshtet me dardhë Fshatarët e vyer Me drapërinj në duar Shtëpi me dyer të rënda Strehë me borë Hapësira bojë gushëpëllumbi Hga fshatrat malorë... 6. MENDIM I KREDHUR Shpirti i Saj Një lëndinë Qershori Selvitë ndanë rrugës Trupin e saj imitojnë E dua atë Era viteve Buzët do t'ia vyshkë Reliefin e kuq të mollëzave VIzat e rudhave do t'ia prishin Por Megjithatë e dua Sot Kur me të jam i dritëzuar Në shpirtin e përjetshëm Jam i rrethuar edhe më njomësi Edhe me rrudha Nga pranvera e syve Margaritarë të Saj
|