Një tokë prej ere
E premte, 12-01-2007, 07:20pm (GMT)
Miqve të Maki-t Arbëresh
Kam dashur, dhe e dua akoma, një tokë prej ere e prej dielli pakëz heretike dhe e mëkatarëve të rinjë. Tokë e vdekur, njerëzish të zbrazët. Kam numëruar velat e shqepura që fluturojnë akoma mbi vjollcën e Jonit. Kam dashur aromën e femrave si një fushë gruri të pjekur. Nga ky kënd i liqenit lus Zotin të ketë mëshirë për ta. Vetëm era e prillit,e shkathët dhe e lehtë, mund t’i ndriçojë ëndrrat e tyre, rruka arbëreshe mbi ballkone. Kur do të vijë koha e dashurisë?
|