Letërsia Shqiptare

Një tokë prej ere
E premte, 12-01-2007, 07:20pm (GMT)

Miqve të Maki-t Arbëresh

Kam dashur, dhe e dua
akoma, një tokë prej ere e prej dielli
pakëz heretike dhe e mëkatarëve të rinjë.
Tokë e vdekur, njerëzish të zbrazët.
Kam numëruar velat e shqepura
që fluturojnë akoma mbi vjollcën e Jonit.
Kam dashur aromën e femrave
si një fushë gruri të pjekur.
Nga ky kënd i liqenit
lus Zotin të ketë mëshirë për ta.
Vetëm era e prillit,e shkathët dhe e lehtë,
mund t’i ndriçojë ëndrrat e tyre,
rruka arbëreshe mbi ballkone.
Kur do të vijë koha e dashurisë?


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.