Histori sibarite
E premte, 12-01-2007, 07:23pm (GMT)
Nuk po e gjej as më të voglën histori sibarite. Është ndalur në një orë shekuj më parë. Isha pa këpucë. Bartë në mendimet e mia dhe në veshë aromën e të zezës së limoneve. Nuk po e gjej as më të voglën histori sibarite, ndoshta është kredhur mes flokësh të gjatë të ndonjë femreje të re, apo ka vdekur si të gjitha historitë e dashurisë në erën e ëmbël të majit. Hëna sibarite dimrit ndalet gjithmonë mbi ballkonin tim.
|