Letërsia Shqiptare

Histori sibarite
E premte, 12-01-2007, 07:23pm (GMT)

Nuk po e gjej as më të voglën
histori sibarite. Është ndalur në një orë
shekuj më parë. Isha pa këpucë.
Bartë në mendimet e mia
dhe në veshë aromën
e të zezës së limoneve.
Nuk po e gjej as më të voglën
histori sibarite, ndoshta është
kredhur mes flokësh të gjatë
të ndonjë femreje të re, apo ka vdekur
si të gjitha historitë e dashurisë
në erën e ëmbël të majit.
Hëna sibarite dimrit
ndalet gjithmonë mbi ballkonin tim.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.