Letërsia Shqiptare

Fjalë shqipe
E premte, 12-01-2007, 07:25pm (GMT)

Rigjeta
hijen e helmësit mbi mur
dhe buzët e lagura
që djegin si diell vere.
Rigjeta fjalët shqipe
prapa kishës ortodokse
me ca shokë fëmijërie.
Rigjeta diellin e vjeshtës
që miklon suvën e shtëpisë
dhe fushën, si oxhaku
i nënës netëve të dimrit.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.