Diell sibarit
E premte, 12-01-2007, 07:26pm (GMT)
E piva diellin sibarit dhe humba mes gërmimesh. Një fytyrë gruaje më shoqëronte mes portokajve mi zbuloi lojërat e dashurisë buzët e ëmbla, lotët e parë prej kripe. Pastaj ajo fytyrë gruaje sibarite, mendueshëm më pëshpëriti: “ndiqe fijen e jetës pa i tradhëtuar idetë e tua, dhe ëndrrat”. Rrugët krikëllijnë të mbështjella nga misri. Diell i bardhë ndriçon hapin tim.
|