Dita e gjahtarëve
E premte, 12-01-2007, 08:34pm (GMT)
Na zuri mëngjesi në udhe Moj kapelja ime e vjetër Rrugë, re. Përpara hieroglifja e madhe e ditës. Kyçin e saj e mban nata. Lumi Je është shumë larg Po mua pse më ze malli për toka që nuk i kam parë kurrë? Vetëm zërin e tyre e kam parë te Li Bo. Verës që shkoi kisha një stap që u bë shelg te prroi i vjetër. Do vinë zogjtë, do bëjnë fole Dhe ne nuk do të jemi më të vetmuar Moj kapelja ime e vjetër. Deri në ditën e gjahtarëve. Gjahtarëve të mallkuar.
|