Dimër
E premte, 12-01-2007, 08:36pm (GMT)
Bie dëborë. Rënkojnë Qerret e lodhura si një kor tragjedish antike Në udhën e fshatit Dhe mua m'u kujtua pabesia jote.
Sigurish dëborën e ka shpikur një hyjni e pabesë Mëpastaj Zoti i tradhëtuar vështronte Fushën ee mbuluar me qefin. Si për një të vdekur madhështor.
Ah, si të shkoi ndërmend pabesia! Si të shkoi ndërmend dëbora!
Më ke dashur shumë. Por erdhi një ditë që shpike dëborën. Tani udhët janë zënë. Dhe unë rri e vërej fushën ku vdes madhërisht dashuria.
|