Qielli i Djalerise
E premte, 12-01-2007, 08:43pm (GMT)
Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu Ra mbi korijen me perralla; Nga kashta e kumtrit bie dhe bie Terfili i arte i qiejve.
Kembanat e yjeve lekunden me hare Prere nga hena e majit. Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu U zhduk pas portes se ylbereve.
Zhduket pas portes se ngjyrave djaleria Dhe mua trishtimi me mbulon Nen nje hene qe nuk di te buzeqeshe, Ne nje bote qe nuk me kupton.
|