Ave, nëna ime!
E premte, 12-01-2007, 08:48pm (GMT)
Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua. Ç'është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim Kështu kam dëgjuar zërin e shiut Një ditë vere rrëzë lisit plak Te porta lënë hapur për zogjtë.
Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja se tërë shirat e botës binin për mua po tani që kanë kaluar kaq shumë vite e di se s'ka asnjë kuptim që bie shi
Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin
Ave, nëna ime! Vetëm tek ti kam besuar Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen!
|