| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ave, nëna ime! E premte, 12-01-2007, 08:48pm (GMT) Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua. Ç'është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim Kështu kam dëgjuar zërin e shiut Një ditë vere rrëzë lisit plak Te porta lënë hapur për zogjtë. Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja se tërë shirat e botës binin për mua po tani që kanë kaluar kaq shumë vite e di se s'ka asnjë kuptim që bie shi Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin Ave, nëna ime! Vetëm tek ti kam besuar Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||