Për një vjollcë
E premte, 12-01-2007, 08:10pm (GMT)
Çeli vjollca e vogël mbi gurishte si një ylber mbi planete të panjohura
Kështu kam ëndërruar edhe unë dikur të bëhem ylber mbi akuafortën e kohës vizatuar egër po tërë ato që thashë u tretën në kujtesën e palexueshme të ajrit.
Më me fat janë perënditë që kthehen tek toka të skalitur:
Ti s'ke për t'u skalitur kurrë e veç ndoshta në kujtesën e palexueshme të ajrit
Ky qe fati yt prej ylberi me një kryq shiu te koka Por fati sundon tërë popujt e zotave të shumtë si rëra, vjollcë e vogël, o shpirt.
|