Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 30-08-2008, 04:38pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
 » Frederik Rreshpja
 » Fan Noli
 » Faik Konica
 » Fatos Arapi
 » Filip Shiroka
 » Frang Bardhi
 » Fasli Haliti
 » Fatos Kongoli
 » Ferdinand Laholli
 » Ferit Lamaj
 » Franco Esposito
 » Flurans Ilia
 » Flora Brovina
 » Ferik Ferra
 » Fatmir Terziu
 » Faruk Tasholli
 » Frrok Kristaj
 » Fahredin Shehu
 » Fatime Ahmeti
 » Fejzulla Duraku
 » Fation Pajo
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët F » Frederik Rreshpja
 
Fat
E premte, 12-01-2007, 08:11pm (GMT)

Unë për fatin tim pikëllohem vetë
S'dua të pikëllohet kush për fatin tim,
Më ndjek pas Perëndia e Humbjes
Me mermerin e thyer në luftra pakuptim.

Mirëpo unë jam pagan i vjetër;
Pa këtë fat të keq nuk ndjehem mirë,
Çdo njeri e ka një fjalë ku vë kryet
Kam dhe unë për prehje dhembjen time.

E çdo të preferoja tjetër përveç luftës
I ndjekur pas nga ky fat budalla?
Vërtet që kam fituar shumë pak në këtë jetë,
Por humbjet i kam patur të mëdha.

S'dua të trishtohet kush për fatin tim,
Se për fatin tim trishtohem vetë;
Mermeri i thyer i Perëndisë së Humbjes:
Tërë lavdia ime kjo ka për të qenë!


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Për një vjollcë (12-01-2007)
Ku ishe ti? (12-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Frederik Rreshpja

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]