Dhembje
E premte, 12-01-2007, 08:16pm (GMT)
Ngjitet malli nëpër rrënjë dhe bëhet lule. O druri i qershisë që të mbolli nëna ime Unë jam vëllai yt! Të dy me duart e saj na përkundi ajo: Rritu rritu o biri im! Rritu, rritu o druri i qershisë!
Eh, nëna ime nga njëra klasë tek tjetra: - Bir, janë zemëruar perënditë. Sa mirë kur ishit të vegjël Dhe i faleshit tok Shën Mërisë.
Përkund era pikëllimin e luleve A ndoshta duart e nënës vizatuar në erë. Rritu, rritu druri i qershisë! Unë s'kam për të lulëzuar më...
|