Moment
E premte, 12-01-2007, 08:23pm (GMT)
Qielli absurd, ëndrra ime se do të fluturoja një ditë!
Qëllon që nganjëherë bëhet mars
Por vetmia është e dimërt. Sytë e tu më vështrojnë përtej horizontit të borës.
Te kroi ku flenë stinët, vallëzon mermeri i legjendave.
Ti sonte do të bëhesh gur. Nuk ke për të dashuruar më!
Qielli absurd, lodra e fëmijëve të ajrit! Pra unë kam kujtuar se do të fluturoja një
ditë...
|