Shiroka ne Dimer
E premte, 12-01-2007, 08:25pm (GMT)
Nuk ka më zogj. Fluturimet u fshinë. Asgjë veç grunti primitiv i shiut.
Bregu mendohet tek këmbët e ujrave Duke ëndërruar verën që shkoi. Në rërën e harresës unë mbledh Qeramikën e portetit tënd.
Sa e shkurtër kjo verë, o Zot! Një grusht rërë dhe një grusht diell. Tërë kalendari i verës vetëm me një të shtunë Dhe tërë e shtuna vetëm me një puthje.
|