| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Shiroka ne Dimer E premte, 12-01-2007, 08:25pm (GMT) Nuk ka më zogj. Fluturimet u fshinë. Asgjë veç grunti primitiv i shiut. Bregu mendohet tek këmbët e ujrave Duke ëndërruar verën që shkoi. Në rërën e harresës unë mbledh Qeramikën e portetit tënd. Sa e shkurtër kjo verë, o Zot! Një grusht rërë dhe një grusht diell. Tërë kalendari i verës vetëm me një të shtunë Dhe tërë e shtuna vetëm me një puthje. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||