Shi Hene
E premte, 12-01-2007, 08:27pm (GMT)
Si arlekin që del për shëtitje Në kopshtin e harruar të fëminisë, Hëna e pikëlluar nëpër re Shkel mbi degët e shirave.
Liqeni i vetmuar në breg të natës Shqetësohet në krahët e erës Dhe thellë, sirena e dallgës së kaltër Loton mbi fytyrën e fjetur të legjendës.
Yjët në asfalt si perëndim i thyer Dhe plepat si murgjër të zinj. Fshehur pas drurëve, diku përgjon Vrasësi i vjetër: trishtimi.
Eh, mundet që thika e trishtimit Diku përdhe ka për të më lënë. Fshehur nën një perëndim të thyer. Fshehur nën shira hëne...
|