Kopshti
E premte, 12-01-2007, 08:27pm (GMT)
Luanët e thyer të fëminisë Pinë ujë tek pusi i vjetër; Mbi zjarret e trëndafilave ngroh duart Saadiu Me turbanin prej vese.
Shpesh nga mitet dalin satirët Dhe hapin dyert e hijeve. Vështron shtigjet e natës jasemini Dhe drita i rrjedh nga gishtrinjtë.
Narcisi nxjerr supet nga gonxhet I dashuruar nga bukuria e vet; Unë ndiej në ballë daltat e pranverës Që nga bari, sytë e mi gëdhënd.
|