| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kopshti E premte, 12-01-2007, 08:27pm (GMT) Luanët e thyer të fëminisë Pinë ujë tek pusi i vjetër; Mbi zjarret e trëndafilave ngroh duart Saadiu Me turbanin prej vese. Shpesh nga mitet dalin satirët Dhe hapin dyert e hijeve. Vështron shtigjet e natës jasemini Dhe drita i rrjedh nga gishtrinjtë. Narcisi nxjerr supet nga gonxhet I dashuruar nga bukuria e vet; Unë ndiej në ballë daltat e pranverës Që nga bari, sytë e mi gëdhënd. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||