| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Det E premte, 12-01-2007, 08:28pm (GMT) Hëna ikën nëpër mjegulla Si varka e dhëmbjes sime. Ëndrra ime për ishujt e kaltër Nëpër dhëmbje, nëpër hënë! Gdhënda në breg të detit pikëllimin tim. Vijnë dallgët dhe bëhen lotë Si lotët e miteve tek statuja ime Por mua asnjë vdekje nuk më zë. Perëndimi si vrasës me thika ndër duar Nëpër dhëmbje, nëpër hënë. Tërë jeta ime si këto ujra nën thika, Por mua asnjë vdekje nuk më zë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||