Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 10:30pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
 » Frederik Rreshpja
 » Fan Noli
 » Faik Konica
 » Fatos Arapi
 » Filip Shiroka
 » Frang Bardhi
 » Fasli Haliti
 » Fatos Kongoli
 » Ferdinand Laholli
 » Ferit Lamaj
 » Franco Esposito
 » Flurans Ilia
 » Flora Brovina
 » Ferik Ferra
 » Fatmir Terziu
 » Faruk Tasholli
 » Flori Bruqi
 » Frrok Kristaj
 » Fahredin Shehu
 » Fatime Ahmeti
 » Fejzulla Duraku
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët F » Frrok Kristaj
 
Frrok Kristaj
E diel, 03-02-2008, 01:58am (GMT)

Frrok Kristaj
Frrok KRISTAJ (1944) u lind në fshatin Zym të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit. Shkollimin fillor e filloi në Zym dhe e kreu në Rakosh të Istogut. Shkollën Normale e kreu në Prizren, kurse Akademinë Pedagogjike në Gjilan. Vijoi studimet në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filologjik, sikurse edhe ato të Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të Prishtinës. Punoi në arsim në Planejë, Mazrrek, Gjonaj e Zym, pastaj në Akademinë Pedagogjike në Prizren, kurse nga viti 1978 ishte gazetar i të përditshmes “Rilindja” në Prishtinë. Në vitin 1986 u emërua arsimtar i Shkollës me mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Hamburg të Gjermanisë. Në vitin 1991 kthehet përsëri në “Rilindje” (atëbotë botohej “Bujku”), pas luftës në Kosovë përsëri punon në “Rilindje”, kurse nga viti 2003 ishte gazetar i të përditshmës “Bota sot”, si dhe tash së fundi ishte redaktor i kulturës në te përditshmën ‘Iliria Post’.

Është bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës, themelues i SHKA “Katarina Josipi” në Zym (1970), Klubit letrar “Shtjefën Gjeçovi” në Zym (1971), manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” në Zym (1971), Kuizit të diturisë të Shkollës (me mësim plotësues në gjuhën) Shqipe në Gjermani (1991), i manifestimit kulturor “Ditët përkujtimore Nëna Tereze” në Prishtinë (1998), manifestimit letrar e kulturor “Gjurmë të Gjeçovit” në Janjevë (2001) etj.
Me krijimtari letrare merret që si nxënës i shkollës fillore dhe se pjesë nga krijimtaria e tij  është botuar në të gjitha gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore dhe në Shqipëri, por edhe në SHBA, Zvicërr e Gjermani.
Do përmendur se herë pas here punimet e tij janë përkthyer në gjuhën serbe në Kosovë, në gjuhën kroate (në “Oko” të Zagrebit), në gjuhën turke në Kosovë, si dhe në gjuhën suedeze e gjermane (nga Ana Maria Schertel).
Është mbledhës i pasionuar i folklorit.

Deri më tash ka botuar:

ISHULLI I PRITJES (poezi), "Rilindja", 1978, Prishtinë
NJERIU I PENËS DHE I ARMËS (monografi me bashkautor S. Zogaj), KL “Sh. Gjeçovi”, 1980, Zym
PËRSHËNDETJE VENDLINDJES, KSH "Kosova", 1988, Hamburg (Gjermani)
TROJET E SHQIPEVE I (tekst-test me bashkautor M. Reçica), KSHA, 1993, Rottweil (Gjermani)
SHTETËSIA E KOSOVËS (publicistikë me bashkautor K. Devaja), PSHDK, 1995, Prishtinë
ZYMI I HASIT (me bashkautor N. Kërhanaj), KL “Sh. Gjeçovi”, 1996, Zym
TROJET E SHQIPEVE II, KASH, 1997, Wuppertal (Gjermani)
SOFRA E NËNËS (monografi), SHHBK "Nëna Tereze", 2000, Prishtinë
KATARINA JOSIPI - KATI (monografi), SHB "Anton Pashku", 2004, Prishtinë
ASHTI YNË FERISHTE NË GUR (poezi), SHB "Anton Pashku", 2004, Prishtinë
SHKA “Katarina Josipi” (me bashkautor), SHKA “K.Josipi” – Zym, 2005, Zym
ANTON PASHKU – GJENIU I MODERNES, SHB “A. Pashku” – Prishtinë e KL “A.P.” Kukës, 2005
IMZOT NIKË PRELA (monografi), Shoqata HEKAS “Nikë Prela”, Ferizaj, 2006
MËSUESI GJON (monografi), SHB “Anton Pashku”, 2007, Prishtinë
MONOGRAFIA kushtuar manifestimit  “Takimet e Gjeçovit 1971-2006”  etj.

Ka përgatitur për botim almanakët që janë botuar:

GJURMË TË GJEÇOVIT 2001
GJURMË TË GJEÇOVIT 2002
GJURMË TË GJEÇOVIT 2003-2004

Ka përgatitur numrat tematikë të revistave:

TRIBUNA (kushtuar Nënës Tereze me rastin e vdekjes), nr. 3-4, 1997, Prishtinë
IDENTITETI (kushtuar pesëvjetorit te vdekjes së Nënës Tereze), nr. 2, 2002, Prishtinë

Ka botuar revistat:

ZËRI I HASIT, Klubi letrar “Shtjefën Gjeçovi”, Zym - Has
KOSOVARI, Klubi i shqiptarëve “Kosova”, Hamburg (Gjermani)

Dergoi per faqen letrare shkrimtari Çerkin Bytyçi, te cilin e falenderojme.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Shenjtrimi i Kosovës (03-02-2008)
Në këtë truall (03-02-2008)
Shtëpia me Zot (03-02-2008)
Me Kosovën në besë (03-02-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Frrok Kristaj

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]