| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Muzg mërgimi E premte, 12-01-2007, 09:16pm (GMT) Mbi syt t’lodhun, dalngadalë,
nji tymtajë ndehet Në dhomë nga çdo anë hije burojnë e qasen me hap t’ploshtë Dielli ka mshehë ballin e gjanë E poshtë i njellë, zogu zogut, gjumë Hije t’hjellta si selvi më murmurojnë: - shkëputi syt’ e librat treti, N’ara dil, si dikur fmi, - E si n’dhomë hijet u ngjallën fantazmat murmuritse njimij kujtime nga fminia m’falen: - Muzgjet plot kumbonë kur ngitshim arash te mblueme nga tymtaja n’sa n’qiellë, si syni i jonë, lshojshim balona. – Andrrimet tona kaloshin përtej malit E kur dilte hana na fmi prej zallit balonën, der’hanë, dojshim me e çue Sonte, n’sa hijet m’flasin kërkoj han’n m’e ndesh përsri Por hana, ma nuk m’qeshë si dikur fmi O, e kërkoj hanën n’sa me ‘i gjysë zanit me i folun hijeve, që më rethojnë por mbi sy m’asht ndé tymtaja Ndjeva se më murmurojnë: “Eja n’Shkodër, si dikur fmi, e prep prej zallit ke me pa hanën kah çohet prej malit. – -Ikën kush’di – përgjegja – sa prendvera e sa stuhi shpirtin tim ma rrënuen sa tash s’përtrihen stint, që dikur m’gzuen! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||