| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Të lumët E shtune, 21-07-2007, 07:20pm (GMT) Të lumët, o Dom Lazër! Ti jo veç me fjalë, Por me nji cenë të palodhshme tuj punue, Se Kleri në të vojtun para nuk âsht ndalë Proshmuesit shekull don me ja diftue. Të lumët! mbas shembullit t’and tesh kan me dalë Prep lule tjera, e tubë kan m’u bashkue; E nji zgjimit fatbardhë tue u përfalë, Jetën e vet veprueshëm m’e kalue. Un të shikjoj e pergzohem; e nji farë Turpit kujtimet lerg e lerg m’i tretë, Kah më ndezet në zemër andja qi n’e parë Plot zell per harte të bukra e pata vetë; E më thotë: Persé, persé nuk sillesh mbarë, Per mos m’e lanë mâ kurr letraren jetë? Pregatiti: Arben Marku
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||