Interrumpendum
E shtune, 21-07-2007, 07:22pm (GMT)
Po kush do të jén ai djalë qi turr çohet Prej shkritorjet; e fill shkon e i avitet Stufës; e në karrigë të posaçme po na lshohet Në pushim me’j liber në dorë; e nuk i pritet Pà i shtrimun kambët e ftofuna, qi të ngrehet E prep forcadja e lodhun t’i persritet? Aj âsht Letrari i jem, qi nji grimë kohet Pushon, sà mendja pak t’i davaritet. Perpushet zjermi...vlon nji xheze...shtîhet Sheqeri në tas...âsht gadi, e plot shije Hurba-hurba valukeza perdîhet... Të baftë mirë! Në pushim, tu stufa, me njat pije Gjaku xehet e jeta edhe pertrihet... Tesh çou, e menden zhyte prep nder dije.
Pregatiti: Arben Marku
|