Pjanoforta
E shtune, 21-07-2007, 07:26pm (GMT)
Të bukur e paska Pjanoforten! Sà Kandshem po i xirka tingellat! Shijimi Sa do të ndihet hyjnuer kuer merr me i rà Ai qi per hartë zanore e shkrin mallimi! Të lodhun prej xânesave, si m’e pà Letrarin t’em po më bâhet, kah trillimi I kcen per Pjano të vet; e shkon tuj ngà, E në të prekuna të përmallshme i derdhet gzimi. Zana, knaqnju; e dishepullit t’uej rrini Gadi, sa herë aj plot me harmoni U joshë qi në ndihmë per vepra ju t’i vini. Po, po; der sà t’a xéjn ajo dashtni Qi mbreti i uej per harte të bukra i shtini, Në mâ t’amblat vepra jetën kà m’e shkrî.
|