Shtrati
E shtune, 21-07-2007, 07:27pm (GMT)
Âsht lodhë e kputë prej kndimesh; teshmâ shtati I lypë natyrës nder të vona të natës pushimin. Çou, o Letrar i jem, e shko tu Shtrati, E lecoja vetvedit pak mundimin. Shkò tu Shtrati mbloj-bardhë!... I bardhë ty fati Në zemër të kullueme do të kèt qeshë, qi shllimin E ngule të bukren Bardhesì!...fatngrati Kush n’ideale të zeza e mban kujtimin! Pushoni, o gjymtyrë të lodhuna!me fleta Të prarueme në pushim t’uej tesh u bâjnë mblojë Êjt e Parrizit, qi me kangla të veta Gjumin e âmbel kan m’e ndjellë, e në rojë Fisnike rreth e rreth tesh siellen çeta— Çeta mbi ju të derguem prej s’Lumes Zojë.
Pregatiti: Arben Marku
|