Shkritorja
E shtune, 21-07-2007, 07:28pm (GMT)
Jo, s’e shkon jetën në papuná të mjerueme Letrari i jem; por ulë permbi Shkritore Thithë lângë gjith ditën, si nji bletë e msueme, Nder lule të kandshme të bimave letrore. E kuer hijen e vet mbi tokë të zezueme E shtrin nata gjithkund, në dritë kandilore Vijon aj prep se prep me të papushueme Hitì në frytnim të lulzimevet Arbnore. Të falem, Shkritore e ndershme e ktì Letrarit, Permbrenda së cilles kush e din sà gjindet Vepër e ruejtme per dobì të Shqyptarit! Të falem! Atdheu, qi sod âsht kah perlindet, Deri në mâ të largtat mote asaj Pendë arit Me të zemerta falnderje tesh i bindet.
Pregatiti: Arben Marku
|