Bibljoteka
E shtune, 21-07-2007, 07:30pm (GMT)
Mbylle, shekull proshmues, at gojë restare Qi tuj ferflluemun vnerin e idhnís Po i helmatisë sot zemrat atdhetare E nderën ftofë qi i duhet bâ Priftnís. Mbylle; persé nuk âsht jo kundershtare Gjendja e Meshtarit per lulzim t’Arbnís: E ndjesinat e tija besimtare S’ja presin udhën dritës e gjytetnís. Avitu ktu e shikjo, në paç sy me pá; Shikjoj kto rafta dijet gjithnduerishte, Qi mbledhë nji bìr i popullit e ká Kqyr, kqyr sá vepra të bukra letrarishte Kenka bashkue në ket Bibljotekë! Ai bir i popllit âsht nji i Çetës Klerishte!
Pregatiti: Arben Marku
|