Letërsia Shqiptare

LITANI
E diel, 03-02-2008, 05:50pm (GMT)

ShkOdër, e para ofshamë. FaltOre
 E fatit të mbramë.
ShkOdër, jehOnë hyjnOre. MizOre.
 SaOra dashnOre.
ShkOdër, e dashur e natës, e reve,
 E nderit, disfatës.
ShkOdër, gjithçka që thashë. Mistere.
 Biseda mes grashë.
ShkOdër, legjendë e dritë. Panterë.
 E tigër në pritë.
ShkOdër, e re gjithmOnë. AkOrd
 ArOme, neOni.
ShkOdër, ku dOt s’jetOn. Avlli.
 BallkOne. BetOn.
ShkOdër, që mallin ke fat. MetrOpol
 Dhe fshat.
ShkOdër, një bOtë që humba. ObOrre.
 Pullaze. Pëllumba.
ShkOdër, ritmim vetiu, në lOdër
 Të thirrur prej shiu.
ShkOdër, e bardhë si bOra. Orgji
 Që mOshës i mOra.
ShkOdër, një jetë që bOra. Ora
 E ndOres dhe kOra
E dritës. E Orlit Ortake. Urtake,
 AOrtë prej flake;
Në shkrepje të shpejta të mOtit, dOra
 Dhe syri i ZOtit.
PranO pa fitOre, triumfi
- JehOnë Orgjie.
PranO pa nënshtrimin, përulja
- JehOnë e fyerjes.
Sa s’shkOi vOnë, caktO
Ndonjë cOpë
Durimi që ndOshta teprOn
E krijOna.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.