Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 08-09-2008, 07:48am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
 » Gjergj Fishta
 » Gjon Buzuku
 » Gaspër Pali
 » Gjekë Marinaj
 » Gjeto Turmalaj
 » Gazmend Krasniqi
 » Gëzim Mekuli
 » Gëzim Basha
 » Gaspër Thaçi
 » Granit Zela
 » Gëzim Ajgeraj
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët G-GJ » Gazmend Krasniqi
 
DUKE DËGJUAR SONATËN E HËNËS
E diel, 03-02-2008, 05:50pm (GMT)

Gatitur nëpër poza të ngrira ligjërimi,
dhe pse një kulm harrese mbetur, përsëri,
aty ku rrinë shikimpërdhe të vdekur
 
Ku shqyhen sytë e ikjeve, dhe vetë shikimi,
ndoshta i buti shikim i engjëjve më rrok.
Por vendi ku buaj e ka portën copë -
 
Një dallgë që hapet e arta sonatë. Pa ndalje
në çastin fatal, me ndarjen e thartë dhe fjalët
që ende s’u thanë mbi tokën e ashpër, por zonjë.
 
E di, mallëngjimi të vonë gjithmonë e çlirë
shosha e kohës që tokën këtu praron:
ditë pa emër. Vetëm vërshim i mpirë
 
Njëlloj me ëndrrat kur shpresë te drita peshkoj,
kur gjuaj fetishe festivë në vazo arketipi,
kur ruaj Egnatias qerre mitesh. Çdo gur

Kokë statuje të shembur. E zemra
një majë ku s’mund të prekë kurrë poema:
sonatën e thur e mbetet për të e huaj.

Ndër fjalë me të cilat mund të shohësh
e ardhmja kalon. Ose
fundi erdhi te fillimi. As qendër,

as skaje. Ose nën arin e mekur
të përjetimit sakaq
fragmente – fragmente vdesin sendet

Deri në zemrën Hiçit (ku sipër thërret
vlera absolute e suksesit e poshtë
ndjenja madhështore e humnerës)

E mbledhin paqen tragjike të vështrimit
hedhur në asgjëkund
si vrimat e zeza në hapësirë.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
DUKE LEXUAR VOLTAIRE – IN (03-02-2008)
SHKODËR-KRAKOV (03-02-2008)
HISTORI ME ËNDËRRIMTARË (03-02-2008)
KODI I VËRTETË I DA VINÇI-IT (03-02-2008)
GËTE, SHILER E TË TJERË (03-02-2008)
KTHJELLTËSIA E PAPËRBALLUESHME E ZHGJËNDRËS (03-02-2008)
BJESHKËT E NEMUNA (03-02-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Gazmend Krasniqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]