Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 10:31pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
 » Gjergj Fishta
 » Gjon Buzuku
 » Gaspër Pali
 » Gjekë Marinaj
 » Gjeto Turmalaj
 » Gazmend Krasniqi
 » Gëzim Mekuli
 » Gëzim Basha
 » Gaspër Thaçi
 » Granit Zela
 » Gëzim Ajgeraj
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët G-GJ » Gazmend Krasniqi
 
ARS POETICA
E diel, 03-02-2008, 05:51pm (GMT)

1.
E marra  sintaksë e puthjes, te libër
i borës që iku, pyetje ligjërimesh
të dlira: do kem sërish dashurinë?

Më ka prej kohe përdore trishtim
i gjorë somnambul

Më pa braktisur hapësirash

Në brigjet e sfilitur të zemrës shikimi
sodit kujtime

Si duna prej ari vejevinë

Jam bërë rebel e Zoti nderoi
me luftë, lypa devocion e Zoti
injoroi, mendimebjerrë tashti
po mbledh hyjnoret kujdesje

Që thanë prej plagës së parë
jam unë trashëgimtar

Kështu na janë poezitë, me mëshirë
për etjeshumin, antilulka të gjuhës,
terrina ku digjen flutura

Dashuria,
sido ta çmoje, një soj infeksioni

Dhe unë,
sido të doje, Adami që Evën takoi

2.
Te zog i gjorë mbi shtrojë prej gjethesh
që kopshtin e lagët pikëlloi me vaje,
sa kohë shpirti i vjeshtës ngjizet
me gjëmë të gjatë të shiut: o kambana

e humbur e diellit, ngrije
kishën e meshës përbrenda zemre
zogu të vdekur! Nëpër kujtesën
kryeneçe - e zjarrtë, e afshtë,

E ajrët, arkaike – bie shija
e frytit: ku maten e shmaten jetët 
një dru skandaloz tragjedish. Bie
nga askushi te gjithkushi, si vdekja

e autorit te trikoja e tekstit. Arti
s’e vret joartin: nëse të vjen, mund të pyesësh
sa kafe pinte, sa paketa cigaresh. Arti
jeton nga joarti. Tepër pranë vetes,

Tepër pranë sendeve, tepër pranë
dorës që shkruan, lajmi
se autori shpëton duke vdekur
te erë e çfarëdo stine,

pa rrënjë, si të gjitha erërat,
i hedhur në botë si elegji 
që do t’i bëjë fjalët
përgjithmonë të lira ndaj nesh


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
LITANI (03-02-2008)
DUKE DËGJUAR SONATËN E HËNËS (03-02-2008)
DUKE LEXUAR VOLTAIRE – IN (03-02-2008)
SHKODËR-KRAKOV (03-02-2008)
HISTORI ME ËNDËRRIMTARË (03-02-2008)
KODI I VËRTETË I DA VINÇI-IT (03-02-2008)
GËTE, SHILER E TË TJERË (03-02-2008)
KTHJELLTËSIA E PAPËRBALLUESHME E ZHGJËNDRËS (03-02-2008)
BJESHKËT E NEMUNA (03-02-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Gazmend Krasniqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]