FATE DHE UDHË
E premte, 21-12-2007, 05:03pm (GMT)
Na polli koha udhë e u ndamë në dysh Gjeografi e harta i blemë ardhmërisë Dhe trastën e qepëm nga lëkura jonë Për grushtin me dhe nga dheu i atdheut E luleferrën e mbollëm në oborr Drynin e shtëpisë nën një merimangë Të na i ruajë ëndrrat nga dyzet hajdutët Apo nga barbari mbi kokë të atdheut Gabimisht udhëve shpresat i thurëm Ndoshta fajin tonë s’na e kanë të tjerët Që na marrin udhët e na mbyt lakmia Prandaj ikjeve tona u duhet lamtumirë A këtij udhëtimi një fund dhe largësi
Buchs, 13 shtator 2000
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|