Udhëtari i parë nisi e bëri udhë
Udhë bënë edhe shumë pas tij
Prej ikjeve dhe bota u tkurr
Udhët ikën e bënë largësi
Udhëtarë me zë si ata kosovarë
Udhë mbi udhë i bënë botës hark
Do të rrjedhin lumenjtë s’do të ndalen ujëvarat
Do të digjen largësitë e do të digjen vargjet
Dhe pollën udhët siç pjell koha mushkë
Filiza e pipa plot ky dushk
Udhë e kryqëzime me largësi
Na e kërkojnë harrimin në këtë prush të zi
Dhe ikën udhëtarë të bardhë vijnë të tjerët
Të ndjerët të paharruarit të zitë
Udhët e tyre ikën një udhë të re
Trashëgimisë së udhëve u dhanë rritë
Sa kohë që udhëtarit s’i këputen gjunjët
Globi ky fatziu kryqëzata e udhë
S’do të blihen libra për kokë veç për sofër
S’do të ketë dijetarë ta prishë këtë urë
Zvicër, 19.2.2000
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007