KOLONA IME
E premte, 21-12-2007, 05:05pm (GMT)
Plot ikjet plot udhët kupa Mjerë atdheu pa ta Në ylber malli i shkruan ikjet Në kokrra loti etjet i shuajnë Me një vullkan në gji Dhe trastë në duar zjarri mbi ballë Në stacione metro e qytete Gjeografitë e botës kudo i ke Me këngë në gojë e me buzë në vaj Ia shuajnë plagët atdheut që s’e kanë Dhe kur i zë vapa Shqip vajtojnë Motet s’i njohin arbrit Katër stinë në një ditë i kanë Kur digjet moti e kur nxihet qielli Kur bën acar ujëvarat rrjedhin Dhe guri qan i urti thotë Kur zbresin kujtimet e kur ikin mallit Kur vritet shpresa e digjet balli Oh vaj halli për ta 2 Kur ia marrin këngës Ah kur merr kënga Dridhma buzëve e gjoksi kur gufon Qan etje atdheu Mallin ia trazon Po qajnë nuk këndojnë Mbushur shtambat i kanë Në retë e atdheut
15.8.2000
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|