E një zjarr i heshtur etjes m’i djeg
E ma shprish largësinë ëndrrat m’i kall
S`perëndon me diellin e lind me agun
Shtrëngatë e dhembjeve të përflakta trazon
Etjen e ylbereve të ylberta që s`këputen
Largësive të largëta e të përmalla
Nëpër shpresën e pashpresë të ardhjeve,
Të bardha t’i rendë nëpër ëndrrën
E perëndimeve të agimeve të paardhme
Me shpresën e pluhurosur thinjave të bardha
Për barishtet e varura largësive të largëta
Për gurin e drurin e dheun si mjalti
Fanar i ndezur shpresave të paardhme
Nëpër metafora e vargje të përflokura
Ku frymojnë shpresat e digjen largësitë
Terapia ngushëllimi e ditëve të paardhme
Kandil i vetmuar largësive të largëta
Zvicër, 29.1.2001
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007