UDHË ME MËRGIM
E premte, 21-12-2007, 05:09pm (GMT)
Sado udhët tona të na lidhin harrimit del një zog një beze e m’i bie pendimit Sado gjeografitë të na hedhin përtej del një mall atdheu e udhëve na djeg
Sado udhët tona të na mbajnë të larguar del një gjuhë e plis na kërkon afruar Sado udhët të mbushen filiza e pipa del një zë shqiponje e lum bën për nipa
U shkretofshin udhët qofshin të harruara kohë e ndarë në dysh e moteve të shëmtuara Dhe kur motet tona të ikin harrimit merrni këto vargje bëjini varr kujtimit
Zvicër,8 shtatorë 1999
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|