PIPAT E FJALËS
E premte, 21-12-2007, 05:12pm (GMT)
Pipëzojnë ato sytheve të etjes Blerojnë lisat e vargjeve Dhembjet harbojnë vargut Stinëve pa arbitër
Bryma e ikjeve i zvetënon Pika loti lëngojnë vargut Vapës së mallit
Me pesticidin e etjes i spërkas Për mbrojtje nga moti i lig i udhëve Prapë stinëve të mallit zbresin
Pipëzojnë ato truallit të dhembjes Lëshojnë gjethe fjalës E bëhen varg
Dhjetor, 2003
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|