VARGJE ME MALLKIM
E premte, 21-12-2007, 05:15pm (GMT)
Ma dërgon e ferrit ma bloi mendimin Koha që u nda koka si s’u thye Çfarë t’u bëj mbathëseve ku ta gjej pendimin Dy duar dhe veten kokën për t’u kthyer
Liria matanë ma përbuz largësinë Hijet edhe flladet freskohen mallit Udhët edhe ikjet ndrydhen vetmisë Nga dy zjarri ynë çarë t’i japim ballit
Kërkon ky zjarr sikur një mot tjetër Vargut të kulluar e mallkon harrimin Këtyre udhëve tona diku një fllad i vjetër Apo ikjes sonë t’i shkruhet pendimi
Zvicër, 2000
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|