ÇASTE ME SHI
E premte, 21-12-2007, 05:16pm (GMT)
Vullkan largësive motet përvëluan Orë e ndarë në dysh çastit i mallkuam Marrin udhët ikën mendimi largësinë Në krah dallëndyshesh malli rri e rri Mallkon koha vargun për një çast tjetër Llavinë e fjalës djeg përmbi letër Digjet koka zjarrit e digjet mendimi Kohëmbathësat e ikjeve shi i pendimit Lirika e fjalës prehet në largësi Qielli i kosovuar mallit në vetmi Motet ndarë në dysh kronikë harrimit Përvëluam pritjen udhët e pendimit Udhët e mallkimit flamurtar të skllavërisë Dritë e harxhuar rrezja e ardhmërisë Mallit i shkruajmë letër e grishim në pendim Çastet e zjarrmisë i përcjellim në mërgim I pimë vapës verës helmin e pelinit Majës së zjarrmisë i shuajmë shpërthimin I mbytim kokën helmit për një çast tjetër Plagës së mërgimit s`harron plagë e vjetër Dhe kur vapës sonë s`i shuhet zemërimi Atëherë çastin tonë e mbulon shiu
Zvicër, 2000
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|