ATA PO VONOJNË
E premte, 21-12-2007, 05:18pm (GMT)
Ç`përvëluam kokë udhë motgjata Grykën e gjerë ia qepëm trastës Na rrjep për së gjalli plakëmadhja Kokëbardhë i çelëm kokës lulevjeshta Më afër harrimit gurin e afruam Përshpejtuam rrjedhën e lumit të jetës Tani kumti i ikjes po vonon harrimit Udhëve të gjata me dhembje e pikëllim Pas atyre shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve Pret votërshkreta e bërë blozë e hi S`e mbaruam ende gunën e mërgimit Digjet pritja avull ardhjes së vonimit Bardhësitë e ardhura presin padurimit Liri e Kosovës dritë m`i bën këndimit
Zvicër, 22.2.2000
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|